Minxhozi: Pango-Gate ve ne veshtiresi maxhorancen

06/03/2009 19:35

Ne nje lidhje direkte me edicionin qendror te lajmeve ne Top Channel, kryeredaktori i revistes “MAPO”, Skender Minxhozi ka bere nje analize te skandalit Pango-Gate.

“Kemi reagime te pritshme, te lexueshme dhe te pashmangshme. Berisha ka reaguar shpejt pasi ishte e vetmja gje qe mund te bente dhe opozita beri te njejten gje qe cdo opozite mund te bente. Tashme mendoj se pas ketij 3 diteshi, ceshtja Pango nuk eshte me nje histori seksi por juridike dhe politike”, u shpreh Minxhozi. Ne vijim te intervistes, ai e bashkoi kete skandal me largimin e 3 ministrave te tjere te kesaj qeverie.

“Me kete skandal na jepet rasti qe te veme re nje gje qe eshte e pakendshme per kete qeveri, ne te cilen jane larguar 4 ministra per shkak te skandaleve, 2 prej te cileve pa imunitet. Nese do kishte nje lajm te keq per zotin Berisha ne kete prag fushate, do ishte pikerisht nje rast i tille”, vijon Minxhozi.

Analisti i njohur pohon gjithashtu se maxhoranca eshte ne veshtiresi te vazhdueshme, pasi ceshtja e Gerdecit dhe ajo e Pangos jane trajtuar ne te njejten menyre. “Pango dhe Gerdeci jane raste te ngjashem, pasi qeveria sot i meshon fort 4 minutave qe pasuan Fiks Fare, duke u kushtezuar per te minimizuar kostot. Fiks Fare vuri nje standart te ri ne gazetarine investigative. Nuk kujtoj nje termet te tille ne historine e mediave tona elektronike qe ben te reflektoje shoqeria shqiptare”, perfundon Minxhozi.  

Top Channel