
Asnje nga bankat e paraqitura ne tenderin e zhvilluar javen e kaluar nuk ofroi 250 milione euro, te kerkuara nga qeveria per financimin e buxhetit 2009.
Ministri i Financave pranoi tkurrjen e ofertave nga te shtata bankat, duke e justifikuar me faktin e situates jo pozitive ne tregjet financiare. Qeveria kishte planifikuar te merrte nga bankat e huaja nje hua prej 300 milione eurosh, por ne fund vendosi te ulte kerkesen ne 250 milione.
Ankandi u zhvillua pak kohe me pare, ne te cilin paraqiten ofertat shtate banka te medha nderkombetare, por asnjera nuk ishte e gatshme te financonte te gjithe shumen.
Ne diskutime do hyjne edhe dy banka te tjera, ne menyre qe te arrihet e gjithe shuma prej 300 milione eurosh, te nevojshme per te kryer investimet e parashikuara kryesisht per 6-mujorin e pare.
Top Channel