Zbulohet banda italo-shqiptare, 30 ne pranga

05/03/2009 10:35

Zbulohet nje bande italo-shqiptare e trafikut te droges. 6 shqiptare dhe 24 shtetas italiane kane rene ne pranga, gjate nje operacioni te kryer nga karabinieret e Ferraras.

Te ndaluarit akuzohen per pjesemarrje ne organizaten mafioze Farao-Marincola di Ciro’ ne provincen Crotone ne Itali.

Emrat e te arrestuarve nuk jane publikuar ne media.

Pjesetaret e bandes organizonin trafikimin dhe shperndarjen e lendeve narkotike, kryesisht kokaine dhe heroine ne Shqiperi, Itali, Holande dhe Gjermani.

Top Channel