
“Si kryetare parlamenti i kerkoj Ylli Pangos te leshoje mandatin e deputetit”. Keshtu deklaroi sot ne kuvend, kryetarja Jozefina Topalli.
Duke u shprehur se eshte ndjere e tmerruar nga ajo qe ka ndodhur me nje minister, Topalli e konsideroi Pangon, si nje tradhtar te qytetareve shqiptare qe e kane votuar.
“Ne vendosem nje standart. Kryeministri Berisha e shkarkoi ministrin 4 minuta pasi u shfaq skandali”, u shpreh Topalli.
Leskaj: Shteti i goditur
Pak para kryetares se parlamentit, mori fjalen drejtuesja e deputeteve socialiste, Valentina Leskaj, e cila kerkoi qe Pango jo vetem te dorezoje mandatit, por te pergjigjet para drejtesise, per shkeljen e ligjit te sherbimit civil.
“Ministri juaj ka shkelur kodin dhe duhet te shkoje atje ku e ka vendin. Skandali tregoi se ku ka perfunduar dhe se si eshte goditur shteti shqiptar”, u shpreh Leskaj.
Sipas zonjes Leskaj, me kete ceshtje eshte tronditur plotesisht besueshmeria e shtetit, dhe nuk mund te mbetet me thjesht dicka private.
Meta: Pango te mos shkele me ketu
Kreu i Levizjes Socialiste per Integrim, Ilir Meta, kerkoi qe Ylli Pango te mos shkele me ne kuvend, ndersa qytetareve shqiptare u kerkoi qe te mos i votojne me individe te tille.
“Nuk mund te rrisim femijet tane ne nje vend me lakuriqesi politikanesh. Kjo eshte e neveritshme dhe e ben te ardhmen tone, te pashprese, pasi nuk mund te qeverisemi nga politikane qe tallen me hallexhinjte”, u shpreh Meta.
Sipas tij, eshte skandaloze qe ne Shqiperi vendet e punes merren ne menyre perverse dhe per kete fakt eshte informuar i gjithe opinioni nderkombetar, per shkak te jehones qe pati ngjarja e transmetuar ne emisionin “Fiks Fare”.
Top Channel