Shpeton per mrekulli 32 vjecari turk

05/03/2009 01:20

Nje 32-vjecar turk i ka shpetuar per mrekulli perfshirjes ne perplasjen spektakolare mes nje treni dhe nje kamioni, e gjeja e pare qe beri, ishte te festonte ate qe e quajti “diten e re te lindjes”.

Pamjet dramatike te marra nga nje kamera sigurie japin fillimisht idene se njeriu i perfshire ne aksident, eshte shtypur nga kampioni qe terhiqet zvarre prej trenit.

Por cudia e madhe eshte se punetori ka dale gjalle prej andej dhe ka ka marre disa plage te vogla. Videoja tregon plane nga lart dhe perballe te kamionit ne momentin kur kaloi mbi shina, ndersa treni vinte perballe.

Ngjarja ka ndodhur ne qytetin-port te Mersinit, ne 25 shkurt, por vetem tani kaseta eshte bere publike.

32-vjecari nuk mban mend asgje nga aksidenti, megjithate eskperienca e frikshme e mesoi te vleresonte me shume gjerat e rendesishme ne jeten e tij.

E duket se pati efekt, perderisa premtoi te martohet sa me shpejt me te dashuren e tij.

Top Channel