Pollo: Rasti i Pangos ka prirje individuale

05/03/2009 21:45

Zevendeskryeministri Genc Pollo e ka denuar ashper ngjarjen e skandalit te ish ministrit te Turizmit, Kultures, Rinise dhe Sporteve, Ylli Pango, duke distancuar qeverine nga ky skandal.

“Eshte nje ngjarje qe shkakton indinjate tek kushdo, eshte nje ngjarje qe ka nje fajtor i cili moralisht duhet denuar, eshte nje ngjarje qe provokon nje reagim politik qe ndodhi menjehere dhe eshte nje ngjarje qe verifikon nje qasje politike te kesaj politike dhe kesaj maxhorance qe nuk ka ekzistuar me pare”, theksoi Pollo ne “Top Story”.

Ne vijim ai kerkoi qe tema te zgjerohet, duke mos u perqendruar vetem ne rastin “Pango”. “Rasti ne fjale eshte individual qe lidhet me prirjet e gjithesecilit. Veprimi ishte i qarte, pasi brenda disa minutash ministry u shkarkua dhe kjo duhet pershendetur. Nese besimi i publikut cenohet, atehere kemi nje problem. Nese ky besim cenohet, rikthimi i besimit eshte detyra kryesore e pergjegjesve politike. E rendesishme eshte si trajtohen skandalet sepse ato ndodhin pasi jane ne natyren njerezore”, theksoi numri 2 i qeverise.

Gjithashtu, Pollo kerkoi qe ky problem te analizohet si fenomen dhe jo vetem rasti i Ylli Pangos.

Top Channel