KQZ miraton sot bojen matrikuluese

05/03/2009 07:00

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do te kaloje sot per miratim dy projektvendime te rendesishme.

I pari eshte nje projektudhezim “Per menyren e ngritjes dhe caktimit te vendndodhjes se QV-ve dhe pergatitjen e hartes se njesise se qeverisjes vendore per zgjedhjet”.

Ndersa i dyti eshte nje projektvendim “Per miratimin e llojit te bojes matrikuluese per zgjedhjet e Kuvendit te Shqiperise 2009.

Specifikimet e bojes jane: boje matrikuluese e dukshme me shikim te lire, nuk hiqet ne jo me pak se 24 ore, me efekt te menjehershem, ngjyra, e pademshme per organizmin, e pacenueshme nga agjente atmosferike dhe dergohet per t’u perdorur nga KQV-te, e shoqeruar me doreza plastike dhe 4 shkopinj pambuku.

Top Channel