Gjuetia e makinave te vjedhura

05/03/2009 19:40

Policia e Shtetit ka mbyllur me 47 automjete te bllokuara operacionin nderkombetar “credit car”, per te goditur trafikun e makinave te vjedhura ne vendet e Bashkimit Evropian.

Sipas Drejtorise se Pergjithshme te Policise se Shtetit, u zbulua se trafikantet e mjeteve motorike perdornin gati te njejten skeme.

Shumica e te implikuarve trafikonin makina te blera me kredi, te marra me qera apo me ane te mashtrimit me siguracione, duke i raportuar me pas si te vjedhura. Autoritetet dyshojne se ky lloj trafikimi funksionon zinxhir dhe ka te perfshire edhe shtetas te huaj.

“Ky operacion u shoqerua me kontrolle ne rruge dhe tregje te makinave te perdorura. Gjate zhvillimit te ketij operacioni, i kryer nga drejtoria e krimit te organizuar, jane identifikuar automjete te llojeve te ndryshme”, ka saktesuar ne nje konference per shtyp, zedhenesja e Policise se Shtetit, Laura Totraku.

Ne operacion moren pjese drejtoria kunder krimit te organizuar, drejtoria kunder krimit financiar, si dhe zyra e Interpolit, ndersa kontrollet e policise u shtrine ne te gjitha rrethet e vendit.

Top Channel