Gjinushi: “Pango”, pjese e skandaleve te qeverise

05/03/2009 21:40

Kryetari i PSD, Skender Gjinushi e ka vleresuar skandalin seksual te ish-ministrit te Kultures Ylli Pango si hallken e nje zinxhiri skandalesh qe ka kapur qeverine e kryeministrit Sali Berisha.

“Kjo qeveri eshte e mberthyer nga skandale te njepasnjeshme. Skandalet kane filluar qe me rrugen Durres-Kukes, kane vijuar me shantazhin qe qeveria i ka bere ish-presidentit Moisiu per heqjen e kryeprokurorit Sollaku dhe tani ky rast”, ka pohuar Gjinushi.

Sipas tij, informacionet per kete ngjarje kane dale 10 dite me pare, por pasi qeveria nuk ka arritur ta shmange ka vendosur doreheqjen e ministrit Pango.

“Doreheqja dhe shkarkimi behen kur del qe pushtetari ka abuzuar me pushtetin. Rasti konkret eshte produkt i moralit qe ka kjo qeveri. Kjo ceshtje eshte ditur qe 10 dite me pare, jane bere perpjekje per ta shmangur por pasi nuk ia kane arritur qellimit eshte vendosur shkarkimi”, ka shtuar Gjinushi.

Top Channel