Berisha: Te ndryshoje vendimit per mesuesit

05/03/2009 15:50

Kryeministri, Sali Berisha, ka kerkuar qe ministri i Arsimit, Fatos Beja, te ndryshoje udhezimin ne te cilin kerkohet shkarkimi i 3 mije mesuesve ne gjithe vendin.

Burime zyrtare ne kryeministri konfirmojne se ne mbledhjen e ardhshme te qeverise, do te diskutohet edhe mbi ndryshimet qe do te pesoje ky udhezim.

Ministri i Arsimit, Fatos Beja nuk ka pranuar te jape asnje deklarate lidhur me kete urdher, i cili u eshte shperndare drejtorive arsimore te Tiranes, Durresit, Fierit, Vlores dhe Elbasanit, qe me daten 5 shkurt. Ne kete udhezim kerkohet qe te gjithe punonjesit mesimore qe deri me daten 31.21 2003 kane qene punonjes me kontrate te perkohshme ne arsim, nga data 1 janar i ketij viti nuk do te vleresohen me si punonjes me kontrate te perkohshme.

Sipas ketij udhezimi keta punonjes, qe kryesisht jane mesues te ciklit te ulet do te zevendesohen nga mesues ne dispozicion qe do te paguhen ne baze te oreve te mesimit. Sindikalistet kane theksuar se ky udhezim bie ndesh edhe me kontraten kolektive qe keta mesues kane nenshkruar.

Top Channel