“Gerdeci”, arrestohet nje person tjeter

05/03/2009 15:10

Gati nje vit pas tragjedise se Gerdecit shkon ne kater numri i te arrestuarve, nderkohe qe 24 te tjere jane te pandehur ne gjendje te lire.

Ish-punonjesi i kompanise shteterore MEICO, Sokol Ngjeci eshte arrestuar per akuzen e vrasjes te nje apo me shume personave dhe shkaterrim prone.

Akuzen e vrasjes per shkak te cilesive te vecanta e kane edhe tre persona te tjere qe ndodhen ne paraburgim Mihal Delijorgji, Ylli Pinari dhe Dritan Minxholli. Prangosja e ish- zyrtarit te MEICO-s eshte mbajtur ne sekret te plote nga Prokuroria e Pergjithshme, por edhe policia, pasi per te ishte firmosur urdher arresti nga gjykata dhe i pandehuri eshte gjetur nga policia jashte kryeqytetit.

Ndersa kane mbetur edhe pak dite nga 15 marsi, prokuroria ka nje liste te pandehurish qe shkon ne 28 persona, mes te cileve edhe ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu, ish-shefi i Shtabit te Pergjithshem, Luan Hoxha, por edhe ushtarake te tjere te larte te Forcave te Armatosura.

Top Channel