“Arratiset” gjyqtari Ardian Nuni

05/03/2009 08:35

Arratiset nga Shqiperia Ardian Nuni, anetari i gjykates se Larte, i cili eshte sulmuar disa jave me pare ne afersi te baneses se tij nga nje person i panjohur.

 

Miqte e ngushte te gjyqtarit deklaruan se Nuni eshte larguar ne drejtim te SHBA-se sebashku me familjen. Ai ka marre valixhet rreth nje jave me pare. Nderkohe, Gjykata e Larte konfirmon se Nuni nuk eshte paraqitur ne pune ditet e fundit, si pasoje e raportit mjekesor, ndersa nuk ka asnje te dhene nese ai eshte larguar.

Ajo c’ka mesohet eshte se Nuni ka shfrytezuar pashaporten diplomatike te tij per te emigruar. Mesohet se edhe bashkeshortja e Nunit, nje juriste, eshte larguar nga puna prej disa ditesh.

Nga miqte e tij mesohet se Nuni mund te kete shkuar ne Amerike per kurim, por gjithsesi nuk konfrimojne nese do te kthehet. Prokuroria deklaron se atentati ndaj anetarit te Gjykates se Larte mund te kete ndodhur per shkak te detyres.

Top Channel