
Me shume se tre muaj jane mbushur qe nga zhdukja misterioze e Ismet Kryeziut dhe ende nuk ka nje informacion te vlefshem se ku ndodhet.
Hetimet jane shtrire edhe ne vende te tjera. Se fundmi, drejtesia shqiptare ka kerkuar informacion nga homologet zvicerane, pasi jane marre informacione operative, se miku i biznesmenit te zhdukur Remzi Hoxha, i zhdukur prej 109 ditesh, ndodhet ne kete shtet. Nga policia e kryeqytetit mesohet se kohet e fundit jane marre informacione se ish-ushtari i UCK-se ndodhet ne Zvicer, prane familjes se tij te pare, me te cilen u nda ne vitet ’90, gjate kohes se burgut.
Per kete arsye, policia shqiptare ka kerkuar ndihmen e policise se Zvicres, ne menyre qe te gjeje sa me shume informacione ne lidhje me Kryeziun, apo edhe per te hedhur poshte dyshimet dhe per te ngritur pista te reja hetimi, nese vendndodhja e tij nuk eshte atje. Per kete mesohet se eshte njoftuar edhe Interpol Tirana, me qellim komunikimin konfidencial me homologet e Zvicres.
Kryeziu mund te jete larguar drejt Zvicres, duke perdorur identitet tjeter. Ne lidhje me hetimet e metejshme, policia shqiptare, e cila ka ne dore dosjen e zhdukjes se ish-ushtarit te UCK-se, ka mundesi te rimarre ne pyetje bashkeshorten dhe vjehrrin e tij.
Top Channel