Rehn: Kandidimi ne BE, zgjedhjet kusht

04/03/2009 08:00

Zgjedhjet e ardhshme parlamentare dhe ecuria e tyre do te jene vendimtare per rrugen e Shqiperise drejt proceseve integruese.

Kete deklarate e ka bere komisioneri per Zgjerimin e Bashkimit Evropian, Olli Rehn, ne nje prononcim per mediat ne Bruksel, duke iu pergjigjur ne menyre te terthorte insistimit te kryeministrit Berisha sa i takon aplikimit per statusin e vendit kandidat ne BE.

“Zgjedhjet ne Shqiperi jane kushti kritik kur t’i vije koha vleresimit, se sa i gatshem eshte vendi per t’i dhene statusin kandidat”, tha Rehn. Teksa u referohet proceseve brenda Unionit Evropian, komisioneri vlereson se “ne mund te kemi disa sfida bashkekohore, si recesioni ekonomik, kriza financiare dhe ratifikimi i traktatit te Lisbones etj. Por jeta vazhdon dhe ne do te kemi kohe me te mira ne nje moment tjeter, ndaj eshte e keshillueshme qe vendet te bejne progres te mire ne reformat e tyre dhe qe te behen edhe me te gatshem per te marre persiper detyrimet per anetaresimin evropian, duke iu afruar me shume qellimit te tyre per te hyre
ne Bashkimin Evropian”, sqaron ai.

 

Top Channel