Opozita shpreh shqetesim me rritje ne lidhje me mungesen e sigurise dhe te rendit publik ne vend sipas saj. Ne dy muajt e pare te ketij viti, zyrtare te Partise Socialiste kane konstatuar se jeta e shqiptareve kercenohet nga krimi i te gjitha formave.
“Jeta dhe shendeti i shqiptareve sot kercenohet dukshem dhe ne menyre te rritur nga puna e zeze dhe jashte rregullave te sigurimit teknik. Mjekimi pa kushte normale e njerezore ne spital, aksidentet automobilistike dhe ne jo pak raste edhe nga vete dhuna e policise”, u shpreh Manjani.
Zyrtari i selise roze tha se vjedhjet e shtepive dhe makinave ka pesuar rritje shqetesuese, rreth dy here me shume se disa muaj me pare. Socialistet fajesojne per kete situate emerimet politike ne krye te policise se shtetit, ndaj ajo i ben thirrje profesionisteve ne radhet e policise te mos zbatojne urdhera politike te drejtuesve te tyre, qe sic tha Manjani, cenojne rendin publik.
Top Channel