
Ministri i Mbrojtjes, Gazmend Oketa ka pritur ne nje takim shefin e Shtabit te Pergjithshem te Forcave te Armatosura te Republikes ceke gjeneral lejtnant, Vlastimil Picek.
Te dy zyrtaret kane folur per bashkepunimin ushtarak pergjate 2009, si dhe forcimin e metejshem te ketyre marredhenieve. Shefi i Shtabit te Pergjithshem, Picek, ka konfirmuar vijimesine e bashkepunimit mes Forcave te Armatosura , per me teper edhe pranimin ne prill te ketij viti te Shqiperise ne NATO, si anetare me te drejta te plota.
Nderkaq ministri i Mbrojtjes, Oketa, ka falenderuar Picek per mbeshtetjen ceke qe ka nisur prej 1999 dhe theksoi se me Forcat e Armatosura ceke, Shqiperia ka nje bashkepunim shume te mire duke permendur edhe misionin mjekesor ne Afganistan.
Top Channel