Nju Jork, rritet cmimi i naftes
04/03/2009 22:35
Rritet cmimi i naftes ne bursen e Nju Jorkut. Gjate mbylljes se kontratimeve sot ne mbremje, “ari i zi” u vleresua me 8.7 perqind duke shkuar ne kuoten e 45.29 dollareve per fuci.
Ky eshte cmimi me i larte qe pas 26 janarit. Dita ka qene pozitive edhe per bursen e Nju Jorkut, ku te tre treguesit e Wall Street kane shenuar rritje.
“Dow Jones” ka pesuar nje shtese prej 2.2 perqindesh dhe duke u vleresuar me 6875.84 pike, “Nasdaq” eshte rritur 2.4 perqind duke shkuar ne 1353.74 pike dhe “S&P500” eshte rritur me 2.38 perqind duke u kuotuar me 712.87 pike.
Ne bursen e valutave, ne Nju Jork, nje euro eshte shkembyer 1.2651 dollare.
Top Channel