Mbrojtja e foshnjave, tani nje vaksine per 5 semundje

04/03/2009 09:15

Pese semundje do te parandalohen tashme nga nje vaksine e vetme. Vaksina pentavalente qe i eshte injektuar bebes se pare parandalon difterine, tetanozin, kollen e mire, verdhezen dhe infekionet e shkaktuara nga hemofilus influence e tipit B.

Ministrja e Shendetesise, Anila Godo, tha se ne vend te 9 injeksioneve femijet do te bejne vetem 3 te tilla. Vaksina kunder hemofilus influence eshte e re dhe mbron femijet nga shume patologji respiratore dhe nga semundja e meningitit.  

Vaksina pentavalente nis me femijet qe kane lindur nga 1 janari 2009 dhe kryhet ne moshen 2 ,4 dhe 6 muaj. Kostoja e vaksines pentavalente eshte 1 milion dollare. Ne 5 vitet e para ajo mbulohet nga aleanca boterore per vaksinat dhe me pas do te mbulohet nga shteti.

Top Channel