Ikin nga puna 3 mije mesues

04/03/2009 15:45

3000 mesues ne te gjithe vendin do te lene vendin punes, ku punojne prej dhjetera vitesh per te kaluar ne dispozicion duke nderprere keshtu kontratat dhe duke u shkeputur nga sigurimet shoqerore.

Ky eshte udhezimi i Ministrise se Arsimit i dates 5 shkurt 2009 i cili kundershtohet me force nga Federata e Sindikatave te Arsimit, e cila kerkon pezullimin e menjehershem te ketij udhezimi.

“Udhezimi numer 4 per pagesen e punonjesve mesimore eshte ne kundershtim te hapur. Nga ky udhezim largohen nga puna 3 mije mesues, te cilet aktualisht jane te punesuar me kontrata”, u shpreh perfaqesuesi i Federates se Sindikatave te Arsimit.

Sipas Dobrushes ky udhezim eshte ne kundershtim me kontraten kolektive te punes dhe kodin e punes, Kontrata qe 3000 mesuesit kane lidhur me Ministrine e Arsimit ka afat nje-vjecar dhe nuk mund te nderpritet ne mes te vitit. Per me teper udhezimi nuk mund te kete fuqi prapaveprues pasi ka dale ne 5 shkurt dhe shtrin veprimin e saj ne 1 janar.

 “Pervec shkeljeve ligjore nje dem te pallogaritshem peson vete shkolla pasi shume klasa do te mbesin pa mesim dhe mesuesit me ore do te humbasin interesin per mesim”, u shpreh Dobrusha.

Ministria e Arsimit ende nuk ka gati nje sqarim lidhur me udhezimin e dhene.Nderkohe qe federata e Sindikatave te Arsimit paralajmeron se nese nuk do te kete nderpreje te udhezimit do te ndjeke ceshtjen ne gjykate dhe rruge sindikale.

Top Channel