
Lamtumire Viktor Gjika. Njeriu i filmit shkoi duke lene pas tere pasurine e tij, qe sot eshte edhe pasuri e jona.
Qindra personalitete dhe njerez qe deshen filmat e ngjizur prej tij u perulen mbi trupin e pajete te regjisorit, babait te kinematografise shqiptare.
Ndonese te perlotur, personazhet e krijuar prej tij rrefehen sot, duke u kthyer pas per te rremuar ne kujtesen e tyre jo pak momente te udhetimit te tyre te gjate.
“Viktori ishte nje figure e rralle, i cili i dha shume artit shqiptar. Me Viktorin une kujtoj shume role, por me i rendesishmi ishte ai i nene Pashakos”, u shpreh aktorja, Tinka Kurti.
Mungesen e tij do e ndjejne te gjithe se Viktori ishte miku i te gjitheve. Por shoket e tij te femijerise ruajne prej tij kujtime me shume se te tjeret. Shkrimtari Teodor Laço ne kete dite humbjeje te madhe flet per amanetin e kineastit, per kujtimet e tij.
“Viktori ishte kurajoz dhe e perballoi vdekjen me dinjitet. Ai me ka lene nje amanet, qe t’ia botoj kujtimet, te cilat i hodhi ne leter deri ne ditet e fundit”, u shpreh Laco.
Edhe regjisori Pirro Milkani vleresoi se Gjika jo vetem qe ishte nje njeri i madh, po i futi atij dashurine per kinemane.
Para trupit te tij te pajete u perulen edhe personalitet me te larta te vendit, presidenti i Republikes Bamir Topi, kryeparlamentarja Jozefina Topalli dhe kryetari i opozites Edi Rama.
“Viktor Gjika eshte nje nga ata njerez qe ka bere histori. Figura e tij do te behet memoriale edhe ne kete moment kur ne kemi shume per te dhene”, u shpreh kreu i vendit, Bamir Topi.
Viktor Gjika u shua mbremjen e se martes ne moshen 71-vjeçare pasi vuante prej disa vitesh nga nje semundje e rende.
Por ai shkoi pasi e shkroi kapitullin e tij ne historine e filmit shqiptar, me dalten e nje artisti qe gdhend thelle ne gur, per te gjitha koherat.
Top Channel