
Skandali per mbivendosje pronash nga Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit te Pronave shtrihet edhe ne Tirane.
AKKP-ja, gjate kohes qe eshte drejtuar nga Tunxh Vatnikaj, i ka kthyer nje familje tiranase nje prone ne vendin e quajtur Kodra e Priftit. Siperfaqja e tjetersuar eshte rreth 9 mije metra katrore dhe ka qene repart ushtarak ne te kaluaren.
Lajmi behet i ditur nga burime zyrtare te Prokurorise se Tiranes, te cilat saktesuan se kane regjistruar denoncimin ne fjale dhe po kryejne verifikimet e para. Ka rezultuar se Vatnikaj, pak para se te shkarkohej nga Kryeministri Sali Berisha, i ka kthyer pronen nje familjeje mbi dokumente jo te sakta.
Siperfaqja prej nente dynymesh dyshohet se eshte kthyer me dokumente te falsifikuara, pretendon nje familje tjeter.
Si i dyshuar kryesor per kete tjetersim eshte ish-kreu i AKKP-se, Tunxh Vatnikaj, po nuk perjashtohen edhe persona te tjere, punonjes te te njejtit institucion.
Ne Prokurorine e Tiranes eshte paraqitur Vatnikaj, ku eshte njohur me kerkesen per gjykim ndaj mbivendosjeve te prones ne vendin e quajtur “Gjiri i Gjeneralit” ne Kavaje, ku per kete abuzim ka marre masen e sigurise nga gjykata “detyrim paraqitje”.
Top Channel