Rama: Berisha, lufte te huajve

03/03/2009 15:25

Kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama, i cilesoi perplasjet e qeverise me Banken Boterore si treguesin me te fundit te korrupsionit klanor dhe familjar qe ka zaptuar shtetin. (UPDATE)

Zoti Rama theksoi se vetem nje qeveri e tille e papergjegjshme e kapur dhe me mendesi primitive mund te godase institucionet nderkombetare duke nisur me mosrinovimin e kontrates me FMN e duke vazhduar tashme me Banken Boterore.

Dhe kjo tha Rama po ndodh pikerisht ne momentin, kur kriza globale ekonomike i ka shtrire rrenjet ne te gjithe boten.

“Shpifjet per gjoja korruptimin e Bankes, apo gjoja urdherin e saj per prishjen e ndertimeve ne Jal jane nje turp qe do ta mbajne vetem Berisha dhe ministrat e tij dhe jo Shqiperia”, u shpreh Rama.

Kryetari i Partise Socialiste e vuri theksin tek marredhenia bashkepunuese si partnere te barabarte, qe do te kete qeveria e re pas zgjedhjeve te 28 qershorit me Banken Boterore dhe gjithe institucionet nderkombetare.

“Ne nuk mendojme se Berisha dhe ministrat e tij, madje jemi mirenjohes per mesimin qe na dha BB, se si mund te menaxhohet nje situate. Pas 28 qershorit, qeveria jone e re, do te vendose nje marredhenie te re bashkepunimi te ndersjelle”, u shpreh Rama.

Kreu socialist vleresoi me nota maksimale rolin qe ka patur Banka Boterore si nje investitor kyc ne Shqiperi qe ka garantuar miratimin e 67 projekteve gjigande ne Shqiperi qe kapin nje vlere prej 997.5 milione dollareve.

Top Channel