PD: Rama po mbron interesat e tij ne Jal

03/03/2009 19:35

Pas akuzave te opozites ndaj qeverise per sulme ndaj BB, ka reaguar Partia Demokratike, e cila akuzoi kreun e PS se po mbron interesat e tij private lidhur me projektin e Jalit.

Selia blu tha se qeveria nuk e ka sulmuar Banken Boterore, por ka kerkuar zbardhjen e akuzave.

“Edi Rama per te mbrojtur aksionet ne kompanine e tij, hoqi sot masken dhe doli te protestoje per fshatin e tij ne Jal. Rama u vjedh parate taksapaguesve shqiptare, por nuk do ta beje kurre Jalin si Tiranen, qe e ka kthyer ne cifligun e tij. Qeveria nuk e ka sulmuar Banken Boterore dhe ka deklaruar se BB ka aprovuar vetem politikat per prishjen e ndertimeve te paligjshme. Prishja e ketyre ndertimeve eshte nje prioritet konstant i qeverise”, ka deklaruar zedhenesi i PD, Gerti Bogdani.

Top Channel