Azorre, sekuestrohen 5 tone e gjysme kokaine

03/03/2009 18:45

Pese tonelata e gjysme lende narkotike e tipit kokaine jane sekuestruar ne bordin e nje peshkarexhe kolumbine ne brigjet e ishujve Azorre.

Ne prangat e policise kane perfunduar 5 anetaret e ekuipazhit, te gjithe kolumbiane, nderkohe qe droga kishte si destinacion Spanjen dhe Italine.

Hetimet mbi ngarkesen ishin zhvilluar nga policia spanjolle dhe sherbimet sekrete italiane. Sasia e droges eshte me e madhia e sekuestruar ne historine e luftes kunder narkotrafikut.

Top Channel