
Rinisja e spektaklit “Portokalli” solli shume surpriza, por me e vecanta ne shfaqjen e pare te ketij edicioni ishte prania e ambasadorit amerikan.
Zoti Withers pati rastin te takohej me sozine e tij ne “Portokalli”, i cili interpretoi nje pjese te frymezuar nga perralla e famshme qe ambasadori u tregoi femijeve te shkolles “Fan Noli” ne Tirane.
Ambasadori Withers dhuroi batuta dhe humor ne kete shfaqje, por nepermjet humorit ai dha edhe mesazhe per politiken shqiptare.
“Ishte e mrekullueshme, ishte nje kenaqesi e vertete per mua dhe gjithashtu nje nder. E di qe spektakli eshte mjaft popullor dhe fakti qe me ftuan per t’u shfaqur per pak minuta ne spektakel, m’u duk shume e sjellshme prej tyre. Zoteria qe luan rolin tim eshte i jashtezakonshem. Ka krejt levizjet e mia dhe pamjen time; ishte nje kenaqesi e vertete per mua qe e takova”, tha ambasadori amerikan.
Komenti i tij per episodin e dikurshem qe e beri personazh te Portokallise, ishte po aq lakonik, sa edhe perralla qe tregoi atehere. “Ne fakt, jam mjaft i kenaqur qe ajo ngjarje, fakti qe lexova per femijet ne shkollen “Fan Noli”, pati nje jehone kaq te madhe. Sepse per mua, te afrohesha me femijet shqiptare, te shihja reagimet e tyre dhe fytyrat e tyre te qeshura, ishte nje kenaqesi e madhe, ndersa per njerez te tjere, fakti qe e moren ate episod dhe bene lidhjen mes meje dhe atij evenimenti te gezueshem, ishte fantastike fare.
Ne fund, gjithcka perfundoi me te qeshur. Por me amerikanet, nuk eshte gjithmone e sigurt nese pas te qeshures, nuk ka asgje serioze.
Top Channel