Ushtari dhunon ciftin, nuk duronte puthjet e tyre

02/03/2009 08:40

Nje cift ka rene pre e dhunes se nje ushtari, pasi ky i fundit nuk ka duruar puthjet e tyre para pallatit ku banon
te.

Ngjarja ka ndodhur disa nete me pare, por policia e kryeqytetit ka mundur te identifikoje autorin vetem diten e djeshme, te cilin e ka derguar per ndjekje penale per kanosje dhe plagosje te lehte me dashje. Dy te rinj kane shkuar ne polici dhe kane deklaruar se ishin kercenuar me arme nga nje ushtar.

Me t’u njoftuar, policia ka regjistruar kallezimin e tyre. 20-vjecaret kane deklaruar se kane qene poshte pallatit ne afersi te Shkolles se Kuqe, duke qendruar si dy te dashuruar. Afer mesnates, nje person u eshte afruar dhe u ka kerkuar qe te largohen. Ne keto momente, ata kane kerkuar shpjegime, por ne vend te tyre, jane perballur me nje pistolete.

Personi i armatosur i ka kercenuar se do i vriste po t’i shihte me aty dhe me pas i ka goditur me qyten e pistoletes. Pasi ata kane marre mjekimin e duhur, jane paraqitur ne polici. A. J., 31 vjec, efektiv ne nje repart ushtarak ne Tirane, do te ndiqet penalisht per dy vepra penale, ate te kanosjes dhe plagosjes se lehte me dashje.

Top Channel