Tragjedia, prokuroria: Vrasje e paqellimshme

02/03/2009 17:00

Eshte “vrasje e paqellimshme” hipoteza e krimit mbi te cilen po heton prokuroria e Firences lidhur me shperthimin e regjistruar mengjesin e dites se djeshme ku humben jeten 3 anetare te nje familjeje shqiptare.

Lajmin e bejne te ditur mediat italiane, sipas te cilave dinamika e ngjarjes eshte ende per t’u ndertuar. Sipas burimeve, rrjedhja e gazit qe shkaktoi shperthimin ishte ne katin e pare ku jetonte nje person qe mbeti i plagosur rende.

Ky i fundit deklaroi dje se shperthimi ishte regjistruar pasi kishte ndezur nje cigare. Ai shpetoi fale spostimit te ajrit qe e nxorri jashte shtepie.

Nderkohe, ne provincen ku ndodhi tragjedia, ne Barberino del Muxhelo, diten e merkure do te mbahet zi per gruan shqiptare dhe femijet e saj qe humben jeten ne shperthim. Grilat e dritareve do te jene te ulura, ndersa zyrat shteterore te mbyllura.

Top Channel