Tragjedia e shqiptareve, pronari i nderteses pranon fajin

02/03/2009 09:00

Me deshmine e tij para policeve, pronari i shtepise ne Firence ku dje humben jeten tre shqiptare, tregoi ne nje fare menyre se faji ka qene pikerisht i tij, ashtu sic pretendojne familjaret e viktimave.

Kuzhinieri 38-vjecar u tha policeve ne dhomen e tij te spitalit se kishte ndezur nje cigare. Menjehere me pas kishte ndodhur shperthimi, pasi dhomat ishin te mbushura me gaz. Vete i zoti i shtepise u hodh jashte nga forca e shperthimit, por gruaja shqiptare Angjelina Gonaj dhe dy femijet e saj Dorina dhe Dorian nuk ia dolen.

Familjaret e tyre akuzuan publikisht pronarin se edhe here te tjera e kishte lene hapur rubinetin e gazit te sobes se tij. Hetimet vazhdojne edhe pas konfirminit te hipotezes se gazit nga vete pronari.

Deshmitaret thane se femijet ishin gjalle kur mberriten fqinjet e pare. Ne asfalt gjysme i zhveshur qendronte i zoti i shtepise qe therriste: “Zbritini femijet”. Por shembja e soletes se katit te dyte i dha fund jetes se tyre ne menyre tragjike.

Kryefamiljari Gezim Gonaj nuk ndodhej ne ndertese, pasi kishte udhetuar nje dite para tragjedise per ne Shqiperi.

Top Channel