
Kryetari i opozites Edi Rama, ne turin e tij te takimeve ne jug te vendit kishte si ndalese te radhes qytetin e Gjirokastres.
Zoti Rama falenderoi qindra mijera te rinjte qe po i bashkohen ne te gjithe vendin, sic u shpreh ai, rrjetit te vullnetareve.
Kryetari socialist iu referua serish pronesise mbi token dhe shigjetoi kritikat qeverise, kur tha se ai eshte vete deshimtar i fenomenit te mungeses se certifikatave te pronesise nga bujqit dhe fermeret.
“Shkoj cep me cep te Shqiperise dhe gjej njerez qe punojne token e tyre, por qe nuk eshte e tyre. Nuk e kane me letra. Keta jane qindra mijera. Ne do shkruajme bashke me bujqit tane nje faqe te re, historine e fshatit shqiptar”, ka pohuar Rama.
Verferia ne zona te ndryshme te vendit eshte nje nga temat qe zoti Rama po prek me shume jo vetem si konstatim, por edhe duke dhene rruge dhe shprese per zgjidhje.
Dhe meqe ne Shqiperi premtimet mbeten zakonisht vetem premtime, kryetari socialist tha se ndryshimi pas 28 qershorit, nder te tjera do te jete edhe mbajtja e tyre.
“Ndryshimi qe i duhet Shqiperise dhe qe duan te gjithe njerezit nuk mund te vije duke pare larte nga ata qe kane 18 vjet dhe s’kane bere asgje. Por duke pare sy per sy te gjithe dhe duke u bashkuar ne nje politike te re qe mendon per zgjedhesit dhe jo per te zgjedhurit”, ka theksuar Rama.
Fitorja e 28 qershorit per kryetarin e opozites do te jete fitorja e koalicionit te qytetareve qe duan nje shtet funksional dhe serioz dhe natyrisht mireqenie dhe zhvillim per familjet dhe vendin e tyre.
Top Channel