Projekt ne ndihme te femijeve jetime

02/03/2009 13:15

Ne Shqiperi numerohen rreth 31 mije femije jetime, shume prej te cileve jetojne ne kushte jo te mira.

Drejtuesi i kompanise “Eagle Mobile”, Ali Taksin ka mbledhur rreth 30 biznese te cilet do te kontribuojne per t’i ndihmuar femijet jetime.

Kompania “Eagle Mobile”, e cila do te  jete edhe koordinatore e keti projekti, qe ka moton “Biznesi, ne ndihme te femijeve jetime” do te jape 25 bursa per keta femije. Zoti Ali Taksin tha se 10 prej bursave do t’i shkojne te rinjve qe kane mbaruar shkollen e mesme dhe se ky eshte vetem nje hap i marre qe po merret per kete projekt.

Top Channel