
Ne komisionet parlamentare ka nisur diskutimi i projektligjit per planifikimin e territorit, i cili do te zevendesoje ligjin per urbanistiken.
Ne thelb ligji parashikon qe realizimi i ndertimeve dhe shfrytezimi i hapesirave te behet ne baze te planeve urbanistike. Keshillat Vendore te Rregullimit te Territorit do te ndryshojne emer dhe funksion dhe do te kene si detyre vetem verifikimin e dokumentacioneve dhe nuk mund te marrin vendime ne kundershtim me planet urbanistike.
Keto te fundit miratohen nga nje agjensi e posacme qeveritare qe do te zevendesoje Keshillin e Rregullimit te Territorit te Republikes.
Projektligji parashikon edhe ngritjen e nje regjistri elektronik, i cili do te permbaje te gjitha te dhenat mbi territorin, pronaret e ndertesave dhe trojeve, si dhe do te permbaje te dhenat e planeve urbanistike. Ligji per planifikim e territorit do te hyje ne fuqi gradualisht deri ne vitin 2012.
Top Channel