
Te gjithe pronaret e shtepive qe u ndertuan pa leje pas viteve 90 ne zonat qe u quajten informale i kane futur ato ne proces legalizimi.
Ndonese me ritme te ngadalta u kryen te gjitha procedurat, u bene matjet, pagesat perkatese, por askush nuk mori parasysh nje gje te rendesishme: sa te sigurta jane keto objekte persa i perket kushteve teknike.
Disa familjare, nisur dhe nga pamundesia ekonomike, ne fillim hodhen themelet per nje shtepi njekateshe pa u konsultuar me asnje inxhinier ndertimi e me pas i shtuan ketij objekti edhe dy kate te tjera siper.
“Asnje nuk ka marre inxhinier ndertimi. Keto banesa s’jane te sigurta fare. Nuk ka siguri pasi keto jane toka ku ujerat bien ne themele dhe shtepia cahet e shembet”, tregon nje banor.
“Une kam bere nje shtepi 4 kateshe, po nuk beme studim para ndertimit. Kemi ndertuar me kollona me hekur. S’ma merr mendja te kete probleme me shembjen”, shprehet nje tjeter.
Sapo futesh ne brendesi te zones informale ne Bathore, te bien ne sy objekte te larta shume kateshe, qe nga pamja te joshin por kur degjon keta banore te thone qe shumica jane ndertuar pa inxhinier, fusin ankthin e tragjedive. Tragjedi, qe si ajo e Gjirokastres, tashme nuk jane vetem nje skenar ne leter.
“Shtepine e kam trekateshe. Per kushtet qe kemi jemi mire, ate ndertim e kemi bere mire. Nuk e di se c’do te ndodhe me tej”, shprehet nje tjeter banor.
Banoret shprehen te shqetesuar per tapite, por pohojne se nuk u ka shkuar ndermend se mos pasja e nje sigurimi per banesen, eshte nje tjeter problem i paparashikuar.
Se shpejti tapi te reja do te jepen nga autoritetet, por me kushtet aktuale, ato jane dokumentat qe mund te legalizojne se bashku me ndertesat edhe problemet e tyre te medha.
Top Channel