Berisha: Prilli, muaj historik per Shqiperine

02/03/2009 13:30

Kryeministri, Sali Berisha, deklaron se muaji prill do te shenoje edhe hyrjen ne fuqi te nje kontrate te veshtire te Shqiperise me Bashkimin Evropian.

Berisha premton se aplikimi per te marre statusin e vendit kandidat per ne Bashkimin Evropian do te behet brenda presidences ceke, duke mos marre keshtu parasysh deklaratat e nje jave me pare te komisionerit per zgjerimin Oli Rehn. 

Duke e konsideruar muajin e ardhshem si historik, kreu i qeverise theksoi se Marreveshja e Stabilizim Asociimit sjell nje nivel te ri bashkepunimi me komunitetin europian.

“27 vende të BE -se ratifikuan ne kohe rekord MSA-ne me Shqiperine”, u shpreh Berisha.

Ne mbledhjen e deputeteve demokrate, Berisha theksoi se vendi ka hyre ne nje stad te ri kontraktual dhe politik me Bashkimin Evropian, ndersa kujtoi se qeverisja socialiste shenoi vetem kthim prapa ne procesin e MSA-se.

Top Channel