Racizmi, SHBA bojkotojne konferencen e Gjeneves

28/02/2009 01:20

Shtetet e Bashkuara te Amerikes nuk do te shkojne ne konferencen boterore per racizmin ne program per t’u zhvilluar ne Gjeneve nga 20 deri ne 24 prill.

Uashingtoni ne kete menyre mban krahun e Jeruzalemit. Izraeli ne fakt, kerkon bojkotimin e kesaj iniciative e nisur nga disa vende arabe qe kane ndermend te vene nen akuze pikerisht shtetin hebre.

Kjo nuk eshte hera e pare qe nje konference e tille thirret per kete qellim. Ne 2001-shin ne Durban te Afrikes se Jugut, Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli nderprene punimet e samitit qe kerkonte te kalonte nje rezolute e cila e konsideronte zionizmin si racizem.

Top Channel