Itali, bonus edhe per familjaret ne Shqiperi

28/02/2009 08:10

Bonusin familjar ne Itali mund ta perfitojne edhe ata shqiptare qe jetojne ne atdhe, por qe dokumentojne lidhjet me kerkuesin e tij qe jeton ne vendin fqinj.

Pra, nese nje emigrant shqiptar me dokumente te rregullta perfiton nga bonusi familjar ne Itali, edhe nese familjaret e tij si bashkeshortja apo prinderit qe ka ne ngarkim jane ne Shqiperi, serish kjo shume mujore perfitohet.

Ky saktesim vjen nga “Agjencia e te Ardhurave”, por sidoqofte duhet provuar se familjaret jane ne ngarkim te kerkuesit te bonusit. Per te perfituar nga bonusi eshte e domosdoshme qe kerkuesi te jete rezident ne Itali”, kujton agjencia.

Nderkohe qe ne qarkore theksohet se per pjesetaret e tjere te vatres familjare te kerkuesit nuk kerkohet qendrimi ne territorin e shtetit italian.

 

Top Channel