Ekstradohet ne SHBA, iu arratis policise

28/02/2009 08:00

Ekstradohet ne SHBA shqiptari, i cili ishte arratisur nga atje dhe pretendonte se po ta conin serish, do e vrisnin.

Besmir Boshnjaku, 23 vjec, lindur e banues ne Shkoder, eshte marre nga dy oficere amerikane dhe eshte nisur
per ne distriktin e Nju Jorkut. Burimet policore thane se Boshnjaku ka qene subjekt i nje urdherarresti te leshuar nga Gjykata e Distriktit te Nju Jork qe me date 10 korrik 2007, akuzuar per vepren penale “transportim automjetesh te vjedhura”.

Ai eshte arrestuar ne SHBA me date 11 korrik 2007 dhe eshte liruar me garanci pasurore. Me date 7 nentor 2007 Boshnjaku nuk eshte paraqitur ne seancen gjyqesore te radhes dhe gjykata e mesiperme leshoi ndaj tij urdhrin e arrestit per vepren penale te “Shkeljes se ligjit federal mbi garancine pasurore”. Me date 13 dhjetor 2007 ai ishte shpallur ne kerkim nderkombetar nga Interpol-Uashington.

Pas marrjes se informacioneve te mesiperme Gjykata e Shkodres ka vendosur lejimin e ekstradimit te tij drejt Amerikes. Megjithate, ne seancen gjyqesore ne Shkoder, Boshnjaku ka deklaruar se nuk donte te kthehej ne SHBA, pasi kishte frike se do e vrisnin dhe kerkoi qe ta kryeje denimin ne Shqiperi.

 

Top Channel