Afrike e Jugut, Zuma: Nuk u shmangem pergjegjesive

28/02/2009 02:30

Lideri i partise ANC ne pushtet ne Afriken e Jugut, Jacob Zuma deklaroi se nuk do te perpiqet te garantoje imunitetin per t’iu shmangur akuzave per mitmarrje, kjo edhe nese ai zgjidhet president pas zgjedhejve te prillit.

Ai ka garantuar se do te respektoje vendimet e gjyqesorit.

Gjate nje interviste per rrjetin televiziv Al Jazeera, Zuma u shpreh se nuk do te shmangej nga pergjegjesite.

“Pse duhet te veproj ashtu? Po themelojme nje demokraci kushtetuese ne Afriken e Jugut”, tha Zuma.

Top Channel