Zbulohen gjurmet me te vjetra te ecjes moderne

27/02/2009 12:25

Zbulohen ne Kenia gjurmet me te vjetra te ecjes moderne, qe daton 1,5 milione vjet me pare. Gjurmet jane te parat qe zbulojne nje kembe te ngjashme me tonen nga ana anatomike dhe nje ecje identike me ate te njeriut modern.

Zbulimi eshte kryer ngaa shkencetaret e Rutgers State University ne New Jersey dhe te Bournemouth University ne Britani. Studimi eshte botuar ne revisten “Science”. Permasat e gjurmeve tregojne se njeriu i asaj periudhe kishte gjatesine, peshen dhe stilin e ecjes si te njeriut te sotem.

Edhe pse gjurmet nuk i perkasin njeriut me te hershem ne bote, ato jane te parat, me te aferta me njeriun e sotem, ku kendi qe krijohet mes gishtit te madh dhe te tjereve eshte me i madh.

Gjurmet me te hershme datojne 3,7 milione vjet me pare dhe ishin me prane kembes se majmunit.

Top Channel