Per t’u dobesuar, mjafton te pakesosh kalorite

26/02/2009 10:55

Per te humbur kilogramet e tepert mjafton te pakesosh kalorite. Pas dietave qe ndalonin karbohidratet, pershkruanin yndyrnat si demone, apo atyre qe reduktonin ne menyre drastike proteinat, ka mberritur nje tjeter studim amerikan.

Sipas tij, per t’u dobesuar majton te pakesosh kalorite, ndersa sasia e yndyrnave, karbohidrateve, apo proteinave nuk ka rendesi. Kerkimi u publikua nga “New England Journal of Medicine” ku perballen per hete te pare efektet e dietave me perberes te ndryshem ushqimore. Autoret e Shkolles se Shendetit Publik ne Harvard, u kane dhene kater tipe te ndyshme dietash 811 burrave e grave mbipeshe.

Per dy vjet ata perdoren dieta me sasi te kombinura te yndyrnave, proteinave dhe karbohidrate. Ne te gjitha rastet ato nuk duhet te zbrisnin nga 1200 kalori ne dite. Personat u ftuan edhe te marrin pjese ne aktivitete fizike dhe te gjithe grupet humbe disa kg dhe fituan peshe pas vitit te pare te dietes.

Perfundimi ishte se nuk ekziston vetem nje diete efikase per t’u dobesuar, por disa te tilla mund te japin rezultate, mjafton qe kalorite te jene te pakta. Obeziteti varet nga kalorite e konsumuara, por te ekuilibruara.

Top Channel