Listat e zgjedhesve, afati i fundit 27 shkurt

26/02/2009 21:00

Drejtori i pergjithshem i Gjendjes Civile, Armand Teliti i ka bere thirrje te gjithe te zgjedhurve vendore qe deri te premten me date 27 shkurt te dergojne listat paraprake te votuesve.

Sipas Telitit, jane 52 njesi vendore qe nuk i kane percaktuar ende qendrat e votimit per nje numer zgjedhesish.

“Deri ne kete moment, qe do te thote dy dite pasi ka kaluar afati, 52 njesi vendore nuk kane dorezuar akoma CD-ne me listat ne Drejtorine e Pergjithshme te Gjendjes Civile, duke u bere keshtu pengese per realizimin e detyrimeve ligjore qe ne kemi dhe duke penguar procesin e pergatitjes se listave paraprake. Ministria e Brendshme i ben thirrje te gjithe te zgjedhurve vendore qe nuk kane sjelle listat, t’i sjellin ato sa me shpejt per te bere te mundur vazhdimin normal te punes dhe realizimin e afateve te vendosura nga Kodi Zgjedhor”, ka pohuar Teliti.

Te gjitha njesite vendore sipas Telitit, duhet te percaktonin 88 mije zgjedhes ne qendra votimi, ndersa ishin percaktuar 3 milione e 45 mije te tjere.

Ata qe nuk kishin nje qender votimi te percaktuar ishin emrat e dublikuar dhe qe duhet ta perfundonin kete liste deri ne daten 24 shkurt te ketij viti.

Top Channel