Femijet, studimi i UNICEF: 9 % te dhunuar

26/02/2009 19:25

Femijet duket se nuk i kane shpetuar fenomenit te dhunes. Studimi me i fundit i UNICEF-it, ku jane marre ne pyetje 2240 femije, tregon se 9 % e tyre jane dhunuar dhe 84 % e tyre kane qene subjekt i dhunes.

Pervec dhunes se te rriturve, vete femijet tregojne se edhe mes tyre eshte ende e forte tendenca per t’i zgjidhur konfliktet permes dhunes, edhe pse e dine se eshte nje veprim jo i drejte.

“Zihem, here me kane rrafur, here kam rrafur. Te zihemi me moshataret ndodh shpesh”, shprehet nje femije.

Femijet qe jane marre ne pyetje i perkasin moshave 9 deri me 17 vjec, dhe studimi eshte shtrire ne disa qytete te Shqiperise.

Studimi i UNICEF-it tregon se 54.8 % e femijeve te pyetur ndihen disi te sigurt kur ecin ne lagjen ku ata banojne. Femijet jane shprehur se ne 71.2 % te rasteve dhuna qe ushtrohet ndaj tyre eshte rrahja.

Top Channel