Veliaj takim me banoret ne Librazhd

25/02/2009 23:10

Gjate nje turi ne juglindje te vendit, Erion Veliaj u ndal ne Librazhd, nje lagje e te cilit rrezikohet prej vitesh nga lumi Shkumbin.

Ne keto banesa, qe kane qene dikur kapanone te ushtrise, jeton ne kufijte e skamjes nje komunitet jo i vogel qytetaresh.

“Ka nje realitet ndryshe ne Shqiperi dhe eshte Shqiperia migjeniane. Keta njerez kane kerkuar qe ne kohen e Ilir Metes per tu strehuar ne ndonje vend. Tani jemi ne kohen e Berishes i cili ka premtuar per 6 mije apartamente dhe nuk nuk i ka ndertuar akoma. Do te bej cmos qe pas zgjedhjeve keto familje nuk do te jene me ne kete gjendje”, eshte shprehur Veliaj.

“Kjo situate eshte e patolerueshme. A mendon kryeministri apo ndonje ish-kryeminister per keta njerez, sa here nderton ndonje vile ne Gjirin e Lalsit, nje tjeter ne Farke, pastaj edhe nje ne Vlore, nje tjeter ne Sarande apo kur ngre kullat ne Tirane?”, shtoi kreu i G99-es.

Femijet e kesaj lagje duhet te ecin cdo dite te pakten 30 minuta mespermes shinave te trenit, per te arritur ne shkollen me te afert ne Librazhd.

Top Channel