Spotet e qeverise, PS: Abuzim me parate tona

25/02/2009 19:55

PS e ka cilesuar praktiken e qeverise per spotet televizive qeveritare, si ne kundershtim me ligjin per radion dhe televizionet publike dhe private.

“Prej kohesh spote me dy protagoniste, nje burre qe shfaqet me nje gershere ne dore dhe qe inauguron rruget 7 metershe dhe tec-e dhe nje vajze qe thote “Shqiperia po ndryshon”, kane kapur mediat elektronike”, ka deklaruar deputeti i PS, Alfred Dalipi.

E gjithe kjo fushate ne prag te zgjedhjeve te 28 qershorit, per socialistet eshte nje shantazh dhe presion psikologjik e financiar ndaj shikuesve dhe mediave, shpenzim abuziv i parave te shqiptareve dhe per kete PS i beri thirrje Kontrollit te Larte te Shtetit te ushtroje kontroll mbi te.

“Per ironi, pa blere ndonje mall apo sherbim sic ka vendosur Berisha per nje shume prej 85 milione lekesh, ai tenton te tregoje se sa jane rritur rrogat dhe pensionet. Por ato leke me te cilat jane bere reklamat jane parate e qindra pensioneve te fshatit dhe qytetit. Ftojme KLSH te kontrolloje shpenzimin e parave publike”, ka pohuar Dalipi.

PS tha se te gjitha shqetesimet e saj ne lidhje me abuzimet me spotet televizive qeveritare, ne prag te fushates zgjedhore do t’ia beje te ditur misionit te vezhguesve te OHDIHR, qe mberrijne javen e ardhshme ne Tirane.

Top Channel