OST: Disa zona ne Tirane, 6 ore pa energji

25/02/2009 08:50

Per afro gjashte ore, nje pjese e Tiranes nuk do te kete energji elektrike gjate dites se sotme, si pasoje e disa nderhyrjeve ne nenstacionin e Selites.

Operatori i Sistemit te Transmetimit njoftoi se zona perreth parkut te liqenit dhe nje pjese e Saukut nuk do te kene energji elektrike nga ora 9:00 deri ne oren 15:00, si pasoje e nderhyrjes ne linjen 104/1 kv, qe prek nenstacionin e Selites.

OST, duke u kerkuar ndjese banoreve te ketyre zonave, por me se shumti bizneseve, sqaroi se nderhyrja
ne rrjet ishte e programuar me kohe dhe ben pjese ne grafikun e punimeve.

 

Top Channel