Shoqatat e gazetareve, ne mbrojtje te Bazes

24/02/2009 19:15

Lidhja e Gazetareve te Shqiperise dhe Forumi Shqiptar per Mediat e Lira shprehen sot shqetesimin e tyre te thelle per kercenimin publik dhe pershkrimin e nje skene horror vrasjeje ndaj gazetarit Mero Baze, botuar ne gazeten “Koha Jone”.

Gazeta ne nje shkrim te saj bente thirrje publike per vrasjen e gazetarit kritik ndaj qeverise dhe pershkruante skenen e mundeshme te krimit.

Dy organizatat e gazetareve theksojne se, “duke pasur parasysh se mbi zotin Baze ka pasur nje sere presionesh nga qeveria shqiptare dhe njerez afer saj, qe kulmuan me bllokimin e gazetes dhe djegien e makines se tij para shtepise, ky kercenim i ri publik eshte nje goditje e rende per lirine e shtypit”.

Organizatat e gazetareve i bejne thirrje qeverise te mos inkurajoje kercenime te tilla publike dhe te distancohet publikisht nga ky akt. Ne deklarate thuhet gjithashtu se drejtesia duhet te marre iniciativen qe te hetoje botuesit e kercenimeve te tilla.

Top Channel