Prangoset i riu, vodhi 10 milione leke

24/02/2009 08:10

Policia e Fierit i ka vene prangat nje 25-vjecari nen akuzen e vjedhjes. Sipas te dhenave te policise ai rezulton te jete dhendri i nje ish-efektivi te uniformave blu.

Operacioni i arrestimit te shtetasit Enton Tahiri eshte realizuar disa ore pas kryerjes se vjedhjes. Tahiri ka hyre ne banesen e nje shtetasi nga lagjja “Kastriot”, pak metra larg policise dhe ka marre prej andej shumen e
10 milione lekeve.

Ai ka shfrytezuar momentin kur ne banese nuk ndodhej askush. Me anen e nje celesi te kopjuar, si dhe me sigurine se ne banese nuk ndodhej njeri, por qe kishte leke, Enton Tahiri, ka realizuar grabitjen.

Gjurmet e gjetura ne banesen e vjedhur dhe denoncimi i te demtuarit e ka cuar policine drejt gjetjes se autorit dhe prangosjes se tij.

Top Channel