Pogradec, Rama: Me 28 qershor vjen ndryshimi

24/02/2009 19:45

Ne turin e takimeve me rrjetin e vullnetareve, kryetari i opozites Edi Rama po fokusohet ne ballafaqimin e endrres se 18 viteve me pare, per ta pare Shqiperine si gjithe Europa me realitetin e sotem.

Ne qytetin e nje prej poeteve lirike me te medhenj Lasgush Poradecit, atdhetarit qe jetoi me shqetesimin per emancipimin e pergjithshem kulturor dhe shpirteror te shoqerise shqiptare, kryetari i opozites Edi Rama nenvizoi me keqardhje se edhe pse 18 vite pas vendosjes se sistemit demokratik, Pogradeci eshte i papune dhe ne deshperim social.

“Ka 18 vjet qe politika flet pa pushim dhe ben pa pushim te kunderten e asaj qe thote. Ka 18 qe politikanet e vjeter e tregojne varferine si objektivin e luftes se tyre dhe 18 vjet qe nuk eshte bere asgje”, ka deklaruar Rama.

Kryetari i opozites tha se ndryshimin e pritur qe prej 18 vitesh Pogradeci dhe gjithe shqiptaret do ta bejne te mundur me 28 qershor. Zoti Rama u kerkoi te rinjve vullnetare te behen lajmetare te domosdoshmerise per ndryshim.

“Fitorja e 28 qershorit nuk do te vije per te nderruar ministrat, por per te lidhur fjalen me veprat, vullnetin e popullit me sjelljen dhe rezultatet e perfaqesuesve te tij”, ka pohuar Rama.

Shefi i socialisteve preku dhe ceshtjen e mbajtjes se premtimeve kur tha se ne kete prag fushate te gjithe bejne premtime per te marre vota dhe me pas me votat qe marrin, sic tha ai, te bejne cdo gje pervec mbajtjes se premtimeve.

Dhe kjo sipas tij, eshte nje arsye me shume qe me 28 qershor qytetaret te mos i falin politikes se vjeter te premtimeve te pambajtura, ate shans qe demokracia ua jep atyre.

Top Channel