Lushnje, Veliaj kunder politikes se vjeter

24/02/2009 22:55

Ne takimin e pare ne Lushnje, Erion Veliaj pergezoi organizimin e tregtareve agrare qe kane marre zotimin e bashkise per te ndertuar dhe per bere funksional tregun industrial.

Ne fshatin Goricaj, Veliaj u njoh me problemet me te cilat perballet fshati. Zona, sipas fermereve, ka qene gjithmone kultivuese e pemtarise, tradite qe tashme po vdes.

Nje problem madhor per ta eshte cmimi i plehut, i rritur me 150 perqind ne nje vit. “Te tere fshataret jane me lista”, eshte shprehur nje banor i zones.

Veliaj vijoi me ate qe ka qene lejtmotivimi i takimeve te tij ne rrethe: fajesimi i te tere atyre qe kane qene ne pushtet ne te shkuaren.

“Me kete qeveri gjendja eshte keq, por gjendja ka qene e keqe edhe me shokun Fatos dhe Ilir Meten dhe ne duhet t’i themi boll ketyre njerezeve”, eshte shprehur Veliaj.

Top Channel