Deshton buxheti i Durresit

24/02/2009 02:15

Ndryshe nga Keshilli Bashkiak i Tiranes, ku keshilltaret e djathte votuan kunder projektbuxhetit, ne Keshillin Bashkiak te Durresit keshilltaret e mazhorances nuk votuan fare.

Pika e vetme e rendit te dites kishte qene miratimi i projektbuxhetit. Pasi falenderoi bashkine per punen e mire ne hartimin e buxhetit, kreu i grupit te PD-se Seit Kertusha kerkoi qe buxheti te miratohej nje here tjeter.

Keshilltari demokrat kerkoi qe dokumentit t’i beheshin fillimisht disa ndryshime, por pa specifikuar se cilat dhe po ashtu kerkoi edhe nje analize te buxhetit 2008.

Kryetari i Bashkise Vangjush Dako u shpreh se ne baze te ligjit te ri, ne fillim miratohet buxheti dhe pas disa ditesh behet analiza e kerkuar.

Nga ana e keshilltareve socialiste, kreu i grupit Roland Xhelili deklaroi se demokratet nuk kishte asnje argument per te mos e miratuar buxhetin.

Ne perkrahje te buxhetit ishte edhe grupi i keshilltareve te LSI-se, i cili kerkoi qe ky buxhet te miratohej.

“Ishte nje vendim i pakuptimte nga keshilltaret e djathte te cilet kishin ardhur ne mbledhje dhe nuk miratuar rendin e dites. E pakuptimte, ndoshta ishte nje vendim i marre qe me perpara dhe ne menyre te papergjegjshme vendosen te largohen”, eshte shprehur Dako.

Per kryebashkiakun, mosmiratimi i buxhetit do te thote bllokim investimesh per qytetin dhe qytetaret.

Top Channel