Cudite ne Rio, balerina kercen me tanga 3 cm

24/02/2009 09:45

Nuk kane te mbaruar cudirat ne karnavalet e ketij viti ne Rio De Zhaneiro. Nje balerine qe kishte veshur nje pale tanga te holla vetem 3 cm, ka thyer rekordin e vjetshem, kur Vivinae Castro kishte veshur te brendshme 4 cm.

Fituesja e ketij viti ishte kercimtarja e sambas, Dani Sperle, qe u vleresua per permasat me te vogla te veshjeve. Lajmin e ka bere te ditur gazeta braziliane “O Globo”.

Pervec shfaqjes se nje tjeter balerine me portretin e Obames te pikturuar ne kofshe, nuk kane munguar as kercimet nudo te nje tjeter balerine ne Rio.

Ne karnavale ka marre pjese edhe presidenti Luiz Inazio Lula da Silva, i cili ka hedhur mes turmes edhe pako me prezervative per te manifestuar luften e qeverise se tij kunder semundjes se SIDA-s. Shperndarja e profilaktikeve eshte nje ritual i autoriteteve gjate paradave te tilla.

Top Channel